(((...Www.HkT-CreW.Team-Talk.NeT...)))
 
ForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ketu do te postoni kuriozitete

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Red-Dragon
b00mb3r
b00mb3r
avatar

Numri i postimeve : 139
Join date : 25/04/2009
Location : C:/

MesazhTitulli: Ketu do te postoni kuriozitete   Tue Apr 28, 2009 10:28 pm

Ketu do te postoni kuriozitete

-----------------------------------------------------------------

1-Shkencëtarët zbuluan se flokëkuqet kanë vetëm rreth 90 000 flokë, zeshkanet 100 000, ndërsa bjondinet 150 000 fije floku. Por vetëm 20 përqind e bjondinave e mbajnë këtë shifër të flokëve.

2-Fëmijët me sy të zi reagojnë 15 herë më shpejtë se ata me sy ngjyrë qelë.Ata janë më të mirë në sportet ku kërkohet reakcion i shpejtë p.sh. futboll. Ndërsa fëmijët sykaltër janë më të mirë në sportet ku nuk mvaret nga reakcioni i shpejtë, p.sh. Golf.

3-Njeriu më i rëndë në historinë e mjekësisë ishte Xhon Brouer Minoh nga rrethina e Uashingtonit i cili ishte i trashë që nga fëmijëria.Në mars të vitit 1978 ai u dërgua në spitalin universitar të Sietelit,për shkak të problemeve të mëdha të frymëmarjes dhe të zemrës.Sipas mjekut Dejvid Shvarc,në momentin e pranimit ai peshonte më se 635 kilogram.Pas dietës 16 mujore ai u lëshua nga spitali me peshë 216 kilogram.Në momentin e vdekjes më 10.09.1983 ai peshonte 362 kilogram

4-Njeriu me dhëmbë më të fortë është Gjon Masi nga Belgjika.Në nëntor të vitit 1978 me dhëmbë arriti të tërheq 2 vagona edhe atë të rrëndë 126 ton.

5-Një nga 2000 fëmijë lind me një dhëmb në gojë.

6-Në gusht të vitit 1992 në spitalin e qytqtit në Ontario,Kanada është lajmëruar gruaja 42 vjeçare me "dhimbje të lehta në bark".Nga barku i saj janë larguar 2 533 sende prej tyre 947 gjilpëra të cilat ajo i kishte gëlltitur me vite.

7-Alfabeti më e gjatë është i gjuhës kamboxhiane me gjithsejt 72 shkronja.

8-Braziliani Edson Donasimento Pele,konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.Në 1254 ndeshje futbollisike ai shënoi 1216 gola

9-Autobusi i prodhuar në Moskë (Rusi) më vitin 1955 është i gjatë 17 metra dhe në të mund të vendosen 200 udhëtarë.

10-Në Ditën e Nënave në SHBA bëhen më tepër telefonata personale se në çdo ditë tjetër në çdo shtet tjetër.

11-Mundësia për të të rënë rrufeja është 1 në 600,000

12-Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluarapërfundon në koshat e plerave.

13-Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodhen vetëm pas 10
min.
14-Foshnjet e lindura në muajin Maj peshojnë më rëndë se tjerët. Arsyeja ende nuk dihet.

15-Në fund të jetës së tij trupi ka prodhuar 950 kilometër flokë, ndërsa sytë janë mbyllur rreth 415 milionë herë.

16-Mjekra më e gjatë
Me rastin e vdekjes së Hans Langseth në vitin 1927 në Kensett (USA) mjekra e tij kishte një gjatësi rekorde prej 5,33 m.

17-Kinezët si Antibiotik natyror më të mirë e përdorin kivi-n? (Kivi e forcon sistemin e imunitetit duke i shumuar qelizat mbrojtëse deri në dymbëdhjetë herë)

18-Kafepirësit mendojnë më shpejtë dhe veprojnë më logjikisht se ata që nuk e përdorin kafe-në.

19- Shteti me numrin më të madh të farmacistëve është Kina, e cila në vitin 1995 kishte të regjistruar 418000 të tillë. Që prej 20000 vitesh kinezët kurohen me mjekimet tradicionale të përgatitura nga farmacistët.

20-Principata e Monakos është vendi me numrin më të madh të telefonave për frymë pasi numëron 1994 telefona për çdo 1000 persona.

21-Në Ishujt e Virgjër në SHBA celebrohen shumë martesa. Ritmi i tyre vjetor është 35.1 martesa për çdo 1000 banorë

22-FLUTURA---- më e madhe në botë është ajo e Braziliane Erebius Agripina që ka gjatësi të krahëve të hapura 20-25 cm.

23-ELEFANTI AFRIKAN---- me gjithë peshën e tij të rëndë mund të vrapoj me shpejtësi rreth 40 km/h duke ia kaluar edhe njeriut.

24-RACA---- Në botë raca e bardhë përfshin 46% të popullsisë së përgjithshme botërore, raca e verdhë 36%, raca e zezë 6% dhe racat e përziera 12%.

25-29 SHKURTË---- Personat që kanë lindur në këtë datë, ditëlindjen e festojnë një her në çdo katër vite.

26-LUFTA---- më e gjatë zgjati 115 vjet ndërmjet Francës dhe Anglisë ndërsa ajo më e shkurta në vitin 1896 ndërmjet Britanisë dhe Zanzibarit që zgjati vetëm 38 minuta
27-Zoti Kristi, pronar tridhjetepesëvjeçar i një lokali nate në Mançester, u kthye i lodhur në shtëpi dhe hyri drejt në vaskë për t'u freskuar me ujin e vakët. Kur deshi t'i lante flokët, konstatoi se shamponë nuk e kishte afër, prandaj e luti të birint'ia afronte shishen. I biri e dëgjoi pa fjalë. E kur zoti Kristi i fërkoi flokët, vërejti se me shamponë nuk ishte diçka në rregull. Kur edhe për herë të dytë qiti shampo në kokë, klithi i tmerruar-grushti iu mbush plot dhe sa më shumë që i fërkonte aqë më shumë i binin flokët. Atëherë vendosi ta shikonte etiketën. Me shkronja të mëdha shkruante: depilator ( masë për heqjen e qimeve).

28-Në vitin 1961, Muzeu i artit modern në Nju Jork e ekspozoi pikturën "Anija" të Anri Matisit (1869-1954), doajenit të njohur në pikturë me emrin fovizëm. Plot dyzet e shtatë ditë vizituesit mahniteshin nga vepra e tij e atëherë dikush vërejti rastësisht se piktura e tij ka qenë e ekspozuar mbrapshtë

29-Një kamion, që ka transportuar vezë, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në një humnerë të thellë, por, besoni apo jo, me këtë rast janë thyer vetëm 30 vezë. Timonin e këtij kamioni e ka pasur në dorë shoferi Norman Beli nga Sutporti(E pabesueshme por e vertete)

30-Kur ka përfunduar ndërtimi i hotelit "Huard" në Baltimor, ekspertët kanë vendosur kazanët për ngrohje qendrore dhe e kanë ndezur zjarrin. Atëherë nga dritaret dhe dyert e ndërtesës ka filluar të dalë tymi dhe është konstatuar se mjeshtrit kanë harruar t'i ndërtojnë oxhaqet.

31-Të dashuruarit puthen me kënaqësi në çdo kohë, por pak veta e dinë se e puthura në mëngjes përcakton humorin e ditës. Disa shkencëtar anglezë kanë vërtetuar, se burrat që në mëngjes zgjohen nga një puthje e ëmbël, ose e vrullshme e me pasion nga bashëkshortet, jetojnë pesë vjetë më shumë. E njëjta gjë vlen edhe për gratë. E puthura pakëson stresin sipas studiuesve. Ajo forcon qarkullimin e gjakut, qetëson sistemin nervor, bën në enët e gjakut të depërtojë më shumë oksigjen. Sa më shpesh puthen njerëzit, aq më shumë jetojnë. Prandaj mos harroni të putheni nesër me bashkëshorten në mëngjez kur zghoheni, këshillojnë shkencëtarët anglezë

32-Pjestarët e fisit Masai të Tanzanisë, në shenjë përshëndetjeje e nderimi të thellë me rastin e takimit ose të ndarjes, përshtyjnë njëri-tjetrin.

33-Fjala tenis eshte shkruar ne anglisht dhe anglezet e kane marre nga frengjishtja.Kur fillonte loja dhe njeri gjuante me rrakete para se topi te hidhej i thoshte kundershtarit:"tenez" qe do te thote:"mbaje".Anglezet i dhane fjales formen qe ka sot.

34- Është e vërtetë që demi tërbohet kur shikon mantelin e kuq?
Demi nuk është i aftë që të dallojë ngjyrat sepse syve të tij i mungojnë qelizat nervore të retinës të afta për të dalluar ngjyrat nga njëra tjetra. Vrapon i tërbuar drejt mantelit të kuq të toreadorit i nxitur nga instikti dhe nga lëvizjet e kundërshtarit të tij. Por egziston dhe një rracë demash e quajtur Brava e cila gjendet vetëm në Spanjë dhe ushtrohet për të manifestuar forcë dhe agresivitet. Zotësia e toreadorit që paguhet 25 mijë euro për garë qëndron në shpërqëndrimin e kafshës që peshon 500 kg duke e rrotulluar mantelin me lëvizje specifik

35-Shpitri ekziston ,ky eshte konkluzioni ne te cilin kane arritur shkencetaret.Dy mjek britanik Peter Fenwick dhe Sam Parnia pasi kishin ekzaminuar disa raste te pacienteve te mbijetuar nga infartet mblodhen ndjenjat e tyre pasi ishin kthyer ne jet perseri dhe ato cfare ata kishin ndjer ishte nje kohe e pershpejtuar,ndjenin se kishin hyre ne nje tjeter dimension dhe kishin pare nje drite ne shndritshme dhe nje ndjesi e te humburit te perceptimit per trupin.A duhet pra te besojme se ekziston nje tjeter bote?
36-Shume shpejt edhe meshkujt do jene ne pritjen e nje femije .sipas shkencetarit Calum MacKellar petagog I bioetikes dhe biokimise ne universitetin e Edimburgut edhe meshkujt mund te mbeten shtatezane dhe kjo eshte e parashikuar jo shume larg.Teknikat gjenetike qe do e bejne te mundur nje gje te tilla jane te njejtat qe kane bere te mundur klonimin e deles Dolly.Shkencetari eshte i bindur qe kerkimet mbi infertilitetin dhe semundjet e metabolizmit mund ta drejtojne shkencen drejt ketij rezultati?dyshimet jane shume duke filluar qe nga fakti se nga cfare pjese e trupit do ti jepet jete foshnjes

37- Zebrat ,majmunet dhe elefantet rrezikojne zhdukjen.Por jo per shkaqe te natyres por sepse ato shpesh serviren ne tavoline.Ne zgjedhjet e menuve te restoranteve me prestigjoze nga New York deri ne Seattle dhe Londer po shenohet triumfi i te ashtuquajtures Crazy food .Nder pjatat me te kerkuara per dreke dhe darke jane gorillat shimpazete dhe orangutangut.Kjo ka bere qe shkenctaret te mblidhen dhe te japin alarmin se keto qenie do te zhduken brenda 20vjeteve.Le te shpresojme qe animalistet te pengojne keto shije te cuditshme qe vene ne rrezik ekzistencen e qenieve te tilla

38-Edhe bletet preferojne me shume alkolin.Disa studiues kane venene eksperimente nje grup bletesh,duke i vene ato midis lengjeve :njera kishte permbajtje te larte sheqeri dhe tjetra me alkol.Te gjitha bletet shkuan tek ajo me alkol.Bletet e dehura u sherbyen shkencetareve per te arritur disa gjetje kunder alkolit.

39-Nje shkembim i cuditshem unazash ka ndodhur ne Sofje.Montserrat Caballe nje soprano e njohur bullgare pas nje spektakli ne Sofje i ka dhuruar nje unaze platini dhe diamantesh nje admirueseje te vogel.E ka bere kete xhest per Inen 11 vjec qe pasi kishte hipur ne skene te sopranoja duke mos pasur lule vogelushja kishte hequr nga dora te vetmen unaze qe kishte prej argjendi per tja dhuruar sopranos.Artistja vertet e mahnitur nga ky xhest beri te njejten gje hoqi unazen e saj te shtrenjte dhe ja dhuroi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Red-Dragon
b00mb3r
b00mb3r
avatar

Numri i postimeve : 139
Join date : 25/04/2009
Location : C:/

MesazhTitulli: Re: Ketu do te postoni kuriozitete   Tue Apr 28, 2009 10:29 pm

40-Ne Zvicer nje agjensi funerale ka hapur nje fushate reklamore duke realizuar "terheqje" te lezetshme per klientet e tyre ....si psh...cakmake e gjera te tjera qe mbajne marken e firmes dhe me shkrimin......"NGUSHELLONI ME NE"

41-Do jete nje menyre origjinale vdekja dhe riti i varrimit ose nje menyre per te bere ndarjen me pak te dhimbshme eshte-nese keshtu mund te quhet-me origjinale,por Mbreteria e Bashkuar me moden jo perverse e qivurit me permasa te sakta me shume per domethenien e dimensioneve,sa per kuptmin e thirrjes se personalitetit te personit te dashur qe eshte zhdukur.
Ezibizionizmi post-mortum ka sjelle keshtu ne nje transformim te funeraleve,te cilet po ngjasojne gjithmone e me shume me nje sfilate karnavalesh.
Psh eksploruesi Richard Mullins ndertoi nje ne forme slite me kepuce qe i dilnin jashte bazes per te bere te mundur varrosjen bashke me skite e tij te dashura."Eshte nje gje qe te ben te buzeqeshesh edhe duke menduar vdekjen"-tha burri-Por kete vit nuk do shkoj ne udhetim:nuk dua te sfidoj fatin".
Te tjere,admirues te traditave egjiptiane kane zgjedhur nje sarkofan,te tjere akoma nje arkivol me format e zakonshme por me nje xham ne vend te kapakut per te pare boten edhe nga e pertejshmja.
Palma e arte per me te cuditshmen e ka marre sigurisht kerkesa e 72 vjecarit Ivan Fox:-duke shpresuar sa me vone te jete e mundur-sido qe te jete "do ti duhet te flurturoj ne qiell"dhe atij ka kerkuar nje arkivol ne forme shqiponje.

42-Mbi kerkesen e ambjentalisteve qe duan te jene koherent deri ne fund,disa qytete evropiane,midis tyre dhe Anglia kane vendosur te pranojne arkivole biodegraduse,prej kartoni.Shume varreza vene ne dispozicion shume zona per "arkivolet jeshile".Dhe afer Londres eshte hapur varreza e pare komplet biodegraduese.Mbi cdo varr vihet nje bime.Pas 20 vjetesh do dekompozohet,bima,pema do rritet dhe ne vend te varrezave do jete nje pyll.Ne Itali kjo menyre varrimi eshte e ndaluar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Red-Dragon
b00mb3r
b00mb3r
avatar

Numri i postimeve : 139
Join date : 25/04/2009
Location : C:/

MesazhTitulli: Re: Ketu do te postoni kuriozitete   Tue Apr 28, 2009 10:29 pm

1. Gjat nje viti bimet e tokes thithin 150 miliard ton karbon , 25 miliard ton hidrogjen dhe nxjerrin ne atmosfer 400 miliard ton oksigjen.

2.Truri i njeriut edhe i aft te ket me shum ide sesa qe ka atome ne univerz .

3. Nje cop buk e lyer kur rreshqet nga dora gjithmon do te bie nga e lyera.

4. Fjala "volvo" do te thot rretulloj ne latinisht .

5. Dredhza ka me shum vitamin C se sa portokalli .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Red-Dragon
b00mb3r
b00mb3r
avatar

Numri i postimeve : 139
Join date : 25/04/2009
Location : C:/

MesazhTitulli: Re: Ketu do te postoni kuriozitete   Tue Apr 28, 2009 10:29 pm

Një angleze pasionante është dënuar për shkak të seksit me zë të lartë gjatë marrëdhënies me bashkëshortin e saj.

Britmat e saj “u kanë ardhur në maje të hundës” fqinjëve të shurdhër, prandaj edhe i kanë lajmëruar në polici.

47-vjeçarja Randy Caroline Cartwright herën tjetër gjatë kohës së seksit do të mendojë për britmat dhe ulërimat e saj sepse deri më tash ishte çliruar aq shumë sa që ka rënë në telashe me fqinjët e saj. Në fakt, ajo është dënuar me 500 funte dhe i është bërë një vërejtje.

Fqinjët janë ankuar për një vit rresht në zhurmën e cila vinte nga dhoma e fjetjes së Carolines dhe burrit të saj 46-vjeçar Steve e cila më shumë tingëllonte si dhunë në familje në dhunë familjare sesa britma seksi. Janë incizuar 23 audio dosje nëpërmes mureve me izolim shumë të mirë të zërit të cilat policët i kanë dëgjuar para se të merrnin vendimin e tyre për ta paraqitur para gjyqit.

Fqinja me probleme me të dëgjuar Margery Ball ka thënë se dy vjet rresht nuk është ngopur gjumë si duhet për shkak të fqinjëve me pasion.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Red-Dragon
b00mb3r
b00mb3r
avatar

Numri i postimeve : 139
Join date : 25/04/2009
Location : C:/

MesazhTitulli: Re: Ketu do te postoni kuriozitete   Tue Apr 28, 2009 10:30 pm

Në Romë ndodhet xhamia më e madhe në Evropë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Red-Dragon
b00mb3r
b00mb3r
avatar

Numri i postimeve : 139
Join date : 25/04/2009
Location : C:/

MesazhTitulli: Re: Ketu do te postoni kuriozitete   Tue Apr 28, 2009 10:30 pm

Në qytetin e Hamburgut në Gjermani ka 27 xhamia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Red-Dragon
b00mb3r
b00mb3r
avatar

Numri i postimeve : 139
Join date : 25/04/2009
Location : C:/

MesazhTitulli: Re: Ketu do te postoni kuriozitete   Tue Apr 28, 2009 10:30 pm

I pari që ka filluar shërbimin postar ka qenë Muavi Ibn Ebu Sufjan. Shërbimi postar bëhej me kuaj dhe me deve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Red-Dragon
b00mb3r
b00mb3r
avatar

Numri i postimeve : 139
Join date : 25/04/2009
Location : C:/

MesazhTitulli: Re: Ketu do te postoni kuriozitete   Tue Apr 28, 2009 10:31 pm

përgjatë 75 vjetësh jetë kalon më tepër se 30 ton ushqim dhe 50 000 litra lëng nëpër zorrë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Red-Dragon
b00mb3r
b00mb3r
avatar

Numri i postimeve : 139
Join date : 25/04/2009
Location : C:/

MesazhTitulli: Re: Ketu do te postoni kuriozitete   Tue Apr 28, 2009 10:32 pm

Kinezët punojnë dragoin më të madh në botë

Një qytet kinez ka punuar dragoin më të madh në botë. Qyteti Shuangfeng ka prezantuar një dragua, të gjatë 2.008 metra, i cili është ideuar për t’i shënuar Lojërat Olimpike "Pekini 2008". Për vallen tradicionale të dragoit që organizohet në qytet, do të nevojiten 1.200 valltarë.
"Më shumë se 10 punëtorë kanë punuar me muaj të tërë për realizimin e këtij dragoi”, ka thënë zëdhënësi i qytetit për China News Network. "Për punimin e këtij dragoi janë nevojitur 4.200 metra material të fabrikuar dhe më shumë se 300 shkopinj bambuje”, ka shpjeguar ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Red-Dragon
b00mb3r
b00mb3r
avatar

Numri i postimeve : 139
Join date : 25/04/2009
Location : C:/

MesazhTitulli: Re: Ketu do te postoni kuriozitete   Tue Apr 28, 2009 10:32 pm

Kirurgët e habitur kanë larguar një bredh prej 5 centimetrash, i cili po rritej në mushkëritë e një pacienti.
Mjekët kishin menduar se Artyom Sidorkin, 28-vjeçar, ka kancer të mushkërive kur ai kishte filluar të kollitej dhe të nxirrte gjak, duke u ankuar për dhimbje të madhe në gjoks.

Mirëpo derisa po e operonin për t’ia larguar tumorin, mjekët kanë mbetur të habitur kur kanë vërejtur një bredh i cili po rritej në mushkëritë e tij.

“I mbylla sytë tri herë dhe thash po kam halucinacione”, ka thënë kirurgu Vladimir Kamashev nga spitali Izhevsk në Rusi.

Mjekët besojnë se Artyom ka thithur farën e bredhit, e cila është zhvilluar në mushkëritë e tij dhe ka filluar të rritet, duke shkaktuar dhimbje të madhe.

“Kisha dhimbje të madhe, mirëpo të them të drejtën nuk ndjeja praninë e trupit të huaj brenda meje”, ka thënë Artyom.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Ketu do te postoni kuriozitete   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ketu do te postoni kuriozitete
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
(((...Www.HkT-CreW.Team-Talk.NeT...))) :: Kuriozitete-
Kërce tek: