(((...Www.HkT-CreW.Team-Talk.NeT...)))
 
ForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 A e dini se........

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Red-Dragon
b00mb3r
b00mb3r
avatar

Numri i postimeve : 139
Join date : 25/04/2009
Location : C:/

MesazhTitulli: A e dini se........   Tue Apr 28, 2009 10:33 pm

A e dini se......
Nje gjarper mund te fleje deri ne 3 vjet.


- mjalti eshte i vetmi ushqim qe nuk prishet.


- ylli i detit nuk ka tru.


- kokrrat e rrushit plasin ne furren me ultratinguj.


- mosha e ujrave qe pijme eshte 3 miliarde.


- milingonat mund te jetojne 2 jave nen uje.


-ne bote ka me shume pula se njerez.


- kocka e belit te njeriut eshte me e qendrueshme se betoni.


- ne Turqi ka 1 milione e 229 mije njerez me emrin Mehmet.


- ne mengjes nje kokerr molle ta heq me mire pagjumesine sesa nje kafe.


- ne nje ambjent pa gravitet, flaka e qiririt eshte e rrumbullaket.


- numri i automjeteve rritet 3 here me shume se numri i njerezve.


- ditelindjen e festoni njekohesisht me te pakten 9 milione njerez.


- nqse do fusim ne frigorifer dy gota te njejta ku njera te kete uje te ftohte dhe tjetra uje te ngrohte,uji i ngrohte do ngrije me shpejt se i ftohti.


- nqse do i bashkonim te gjithe damaret e trupit tone do te krijohej nje tub
19,200km i gjate.


- ne Kine ka me shume njerez qe flasin anglisht sesa ne Amerike.

- njeriu me i gjate ka qene amerikani R.P. Wadlow me gjatesi 2.72 metra, i cili vdiq ne vitin 1940.


- kur jemi te dashuruar truri prodhon
"phenylethylamine".
Kjo lende gjendet edhe te cokollata.

- kremerat kundra mushkonjave bllokojne shqisat e tyre, keshtu qe mushkonjave iu duket sikur nuk ka njerez ne dhome.

- kafeja nuk i ben mire te dehurve,bile ne shumicen e rasteve ajo rrit
nivelin e alkolit ne gjak.

- #morrat# e peshtire arrijne te kercejne lart rreth 150 here me shume se gjatesia e tyre trupore,kjo eshte njesoj sikur njerezit te kercenin rreth 300 metra.

- njeriu mund te rroje per nje kohe te gjate pa veshke, mushkeri, stomak, shpretke, temth..... por nuk rron dot as edhe nje minute pa melcine.

- ne nje kg limon gjenden me shume sheqer se ne nje kg luleshtrydhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Red-Dragon
b00mb3r
b00mb3r
avatar

Numri i postimeve : 139
Join date : 25/04/2009
Location : C:/

MesazhTitulli: Re: A e dini se........   Tue Apr 28, 2009 10:34 pm

A e dini se prinderit me te rinj kane qene 8 dhe 9 vjec,kane qene Kinez ne 1910.

A e dini se Libri i pare qe eshte shkruajtur me makinen e shkrimit ka qene "Tom Sowyer"

A e dini se Eshte e veshtire te teshtish me syte hapur...( po e provoni ee)

Automjeti i parë me gazoline u shpik nga inxhinieri gjerman Karl Benz. Ai ishte me tri rrota dhe u paraqit në publik më 3 Korrik 1886.

2
Anatra është një nga shpendët më të shpejtë. Shpejtësia e këtij shpendi të egër arrin deri 105 km/orë

3
ADN ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe njohuri.

4
Breshka mund të ecë me 10 km në orë.

5
Çdo ditë në Botë sëmuren me sëmundjen e AIDS-it 6000 djem dhe vajza.

6
Deri tani, ndërtesa më e lartë e banuar në botë është Petronas Towers, e ndërtuar në vitin 1996 në Kuala Lumpur të Malajzisë. Ajo ka 96 kate dhe një lartësi prej 452 metra.

7
Gjysma e popullsisë së botës është nën moshën 25 vjeç.

8
Gjuhët zyrtare që fliten në më shumë vende, janë: Anglishtja në 54 vende, Frëngjishtja në 33 dhe Arabishtja në 24.

9
Ivani i IV. i cili erdhi në pushtet në vitin 1533 në Rusi, vrau djalin e vet me pretendimin se synonte ti merrte fronin.

10
Kompjuterët modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të një zvarritësi.

11
Kafsha më e ndjeshme, domethënë më e zonja për të nuhatur është dhelpra. Sipas eksperimenteve të bëra, është vërejtur se dhelpra mund të nuhas një copë mish, të fshehur në një thellësi 60 centimetra.

12
Kërmilli lëviz me një shpejtësi 0.05 km/orë; pra rreth 100 herë më ngadalë se njeriu.

13
Lakuriqi i natës fluturon vetëm natën dhe për tu mos u përplasur me pengesa që i dalin përpara, përdor një sistem sonari (radari ). Shpejtësia e tij në fluturim mund të arrijë deri 50 km në orë.

14
Lojrat e para moderne olimpike janë zhvilluar në vitin 1896 në Athinë, ku morën pjesë 13 shtete në nëntë lloje sporti.

15
Libija është shteti që ka emrin zyrtar më të gjatë në botë: “al-Jamahiryah al Arabiya al-Libiyah ash Sha Biyah al-Ishtirakiyah” pra të përbëra nga 56 germa… ndërsa emri poetik i Bangkokut, kryeqytetit të Tailandës përbëhet nga 167 germa…

16
Megjithëse në botë ka më shumë se 600 milionë telefona, gjysma e botës ende nuk ka bërë asnjë telefonatë.

17
Mundësia për të të rënë rrufeja është 1 në 600,000

18
Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë.

19
Më shumë se 1 miliard tranzitorë prodhohen....çdo sekondë.

20
Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e balsamimit.

21
Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.

22
Minjtë nuk mund të vjellin.

23
Macet mund të vrapojnë deri në 50 km/orë. Sigurisht, ky është një lajm i keq për minjtë, të cilët mund të vrapojnë deri 10 km/orë!...

24
Në krahasim me kafshët që jetojnë në ujë, shpejtësia e njeriut në ujë i ngjan asaj të kërmillit… Më të shpejtët mund të arrijnë një shpejtësi 8 km/orë. Shiqoni sa larg është kjo shpejtësi, kundrejt asaj të tonit me bisht blu, që arrin në reth 70 km/orë.

25
Ngadalë por lagë, ashtu si edhe kërmilli, breshka konsiderohet si një nga kafshët më të ngadalshëm. Shpejtësia e saj arrin rreth 0.37 km/orë.

26
Një malë në lëvizje, me gjithë peshën e tij të rëndë, elefanti afrikan është në gjendje të vrapoj me një shpejtësi rreth 40km/orë, duke ia kaluar edhe njeriut.

27
Në Xhakarta të Indonezisë është duke u ndërtuar një ndërtesë me lartësi 558 metra.

28
Një njeriu i duhen përafërsisht 32 vjet për të numëruar nga 1 deri në 1 miliard.

29
Nëse damarët e njeriut do të vendoseshin njeri pas tjetrit do të mund të përshkonin Ekuatorin 2 herë.

30
Nëse do të mund të përdornim 13% të trurit, do të mund të shfaqeshim nga një vend në një tjetër.

31
Në fytyrën e një maceje ndodhen 146 muskuj.

32
Njeriu më i gjatë është 2.75 cm

33
Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë

34
Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjet të jetës në banjo.

35
Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.

36
Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.

37
Në Australi ka më shumë se 150 milionë dele dhe një popullsi prej rreth 17 milionësh.

38
Numri i vajzave adoleshente në Botë në një ditë që lindin fëmijë është 40.000.

39
Në vendet e zhvilluara përqindja e të rriturve që martohen ra nga 72% në 1970 në 60% në 1996. Mundësia për divorcim në martesën e parë u rritë nga 50% në 67%. Mundësia për divorcim në martesën e dytë është rreth 10 % më e lartë se në martesën e parë.

40
Në Perëndim njerëzit ndërrojnë shtëpi mesatarisht 1 herë në 7 vjet.

41
Në Holandë 84% e infermiereve akuzohen seksualisht në punë.

42
Në 1870 në Londër jetonin më shumë irlandezë sesa në Dublin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Red-Dragon
b00mb3r
b00mb3r
avatar

Numri i postimeve : 139
Join date : 25/04/2009
Location : C:/

MesazhTitulli: Re: A e dini se........   Tue Apr 28, 2009 10:34 pm

43
Në Ditën e Nënave në SHBA bëhen më tepër telefonata personale se në çdo ditë tjetër në çdo shtet tjetër.

44
Në 1750 në botë jetonin rreth 800 milionë njerëz, në 1850 një miliardë më tepër dhe në 1950 edhe një tjetër miliard më tepër. Pastaj u deshën vetëm 50 vjet për tu dyfishuar dmth. 6 miliardë.

45
Pëllumbat fluturojnë me një shpejtësi mbi 85 km/orë dhe kanë një aftësi të madhe qëndrimi në gjendje fluturimi.

46
Penicilina është zbuluar nga Bakteriologu Aleksandër Fleming në vitin 1928.

47
Pallati perandorak në Pekin (Kinë) shtrihet në një sipërfaqe prej 72 hektarë dhe prandaj quhet edhe pallati më i madh.

48
Peshkaqenët nuk sëmuren.

49
Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodhen vetëm pas 10 min.

50
Që nga viti 1972 janë prodhuar rreth 64 milionë tonë kënaçe alumin (rreth 3 trilion kënaçe). Nëse këto do të vendoseshin njëra pas tjetrës, mund të arrinin deri në hënë rreth 1000 herë. Kënaçet e aluminit përbëjnë 1% të materialeve mbeturina.

51
Çdo ditë në Botë sëmuren me sëmundjen e AIDS-it 6000 djem dhe vajza.

52
Qyteti i parë në botë që njihet të ketë kaluar shifrën e mbi 1 milion banorëve ka qenë Roma ( në vitin 133 para e.r.), më pasë Aleksandria në Egjipt (në vitin 30 para e.r.). Ndërsa Londra e ka kaluar këtë shifër vetëm në vitin 1810, Parisi në vitin 1850 dhe Nju Jorku në vitin 1874.

53
Qyteti që ndodhet në lartësinë më të madhe është qyteti i Uençuan në Kinë. Ai ndodhet në lartësinë prej 5.099 metra.

54
Qyteti me dendësi më të madhe të popullsisë në botë është Hong-Kongu. Në çdo km katrorë të këtij qyteti banojnë 98.053 banorë.

55
Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plerave.

56
Sipas Byrosë së mirënjohur në SHBA Census, 19% e fëmijëve në Amerikë jetojnë në varfëri.

57
Strucët i kanë sytë më të mëdhenj se truri.

58
Sipas statistikave 100.000 njerëz kanë bërë vetëvrasje në shtetet komuniste .

59
Sateliti i parë artificial rreth Tokës është lëshuar nga ish BRSS në vitin 1954. Ndërsa qenia e gjallë, që për herë të parë ka bërë një fluturim special ka qenë qeni me emrin Laika (BRSS).

60
Struktura e molekulës së ADN është zbuluar në vitin 1953.

61
Strucët mund të vrapojnë me një shpejtësi rreth 70 km/orë.

62
Të paktën 800 mijë njerëz në Angli dhe në Uells kanë mbiemrin Smith, që do të thotë 1 në 61 veta.

63
Vija bregdetare e Kanadasë është më e gjata në botë, rreth 243.600 km e gjatë. Rusia, që është vend me sipërfaqe më të madhe në botë zë vendin të dytë më një vijë bregdetare prej rreth 37.600 km.

64
Xhamia më e madhe në botë konsiderohet Xhamia “Shah Faisal”, pranë Islamabadit në Pakistan. Ajo zë një sipërfaqe rreth 29 hektarë. Salla ku kryhet namazi ka një sipërfaqe prej 0.5 hektarë dhe së bashku me oborrin, bën të mundshme kryerjen e namazit njëherësh nga 100.000 besimtarë. Në sipërfaqet rreth saj mund të falen gjithashtu edhe 200.000 besimtarë të tjerë.

65
1 në 10 persona në botë jetojnë në ishuj.

66
10 universitete më të vjetra të botës janë: 1. Quaraouyi në Marok. I themeluar në vitin 970. 2. Universiteti Al-Azhar në Kairo të Egjiptit, themeluar në vitin 970. 3. Universiteti i Parmës në Itali, themeluar në vitin 1054. 4. Ai i Bolonjës Itali në vitin 1088. 5. I Modenës, Itali 1175. 6. Peruxhias Itali-1200. 7. I Padovës Itali-1222. 8. I Napolit Itali 1224. 9.I Parisit dhe 10.I Sienës Itali-në vitin 1240.

67
4450 priftërinj në Amerikë kryejnë mardhënie seksuale me fëmijë.

68
Më 09.06.1996 Walter Arfeuille (Belgjikë) tërhoqi me dhëmbë 8 vagonë treni mbi hekurudhe.

69
Për herë të parë në histori shkrepsa u zbulua në vitin 1827 nga anglezi Gjon Vokeri (Wolker).

70
Vendi më i thatë dhe jopjellor gjendet në Calami (Kil) ku nuk ka rënë shi 400-vjetët e fundit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Red-Dragon
b00mb3r
b00mb3r
avatar

Numri i postimeve : 139
Join date : 25/04/2009
Location : C:/

MesazhTitulli: Re: A e dini se........   Tue Apr 28, 2009 10:35 pm

71
Në Italinë mesjetare puthjet nuk mund të merreshin ose jepeshin thjeshtë. N.q.s. një burrë e një grua shiheshin në publik duke u përqafuar ata ishin të detyruar të martoheshin.

72
I pari që ka filluar shërbimin postar ka qenë Muavi Ibn Ebu Sufjan. Shërbimi postar bëhej me kuaj dhe me deve.

73
Portreti i Raziu, mjek dhe filozof i dëgjuar arab, i cili u bë i dëgjuar sidomos me veprën e tij "Kitabul Havi", mbahet akoma i varur në Universitetin e Prixhetonit.

74
Në vitin 1957 mbreti i Francës Henri i III themeloi në Paris katedrën e gjuhës arabe që të lehtësojë zhvillimin e studimeve mjekësore.

75
Në qytetin e Hamburgut në Gjermani ka 27 xhamia.

76
Në Romë ndodhet xhamia më e madhe në Evropë.

77
Kulla e Ajfelit u lëshua në përdorim me 6. VI .1889.

78
Tuneli më i gjatë gjendet në mes kufirit të Italisë dhe të Francës që depërton në majën më të lartë të alpeve (Monblan 4807m), prej nga e ka marrë emrin tuneli Monblan. Është i gjatë 11.7 km.

79
Thellësia më e madhe në botë është në ishujt Mariana, e quajtur Çalenger. Kjo thellësi arrin në 11.033 metra.

80
Pika më e lartë në botë është Mont Everest. Lartësia e saj arrin në 8.848 metra. Për herë të parë e pushtuan alpinistët e Zelandës së Re, me në krye Edmund Hilarin, më 29 maj 1953.

81
Sinani, arkitekti i madh shqiptar (1489 - 1588) gjatë gjithë jetës së tij ndërtoi jo më pak se 355 ndërtesa apo komplekse: 81 xhami të mëdha 50 dhoma faljeje, 62 medrese, 19 mauzoleume, 17 tregje, 3 spitale dhe 7 ujësjellësa. Kryevepra e tij është Xhamia Selimije e ndërtuar në vitin 1522. Në baz të projekteve të tij ndërmjet vitit 1609 dhe 1617 u ndërtua Xhamia Blu.

82
Fëmiu më i madh në botë është Zak Strenker peshon 35kg (në muajin e tetë ).


83
Thuhet se në Kostarikë është zbuluar një majmun me gjatësi 4.3 metra. Sipas këtij zbulimi del se Kin Kongu i njohur në film mund të ketë qenë i vërtetë !!

84
Për herë të parë koncepti i sinusit dhe i kosinusit në trigonometri është futur nga shkencëtari arab Batani. Tabelën e parë të sinuesve e bëri Hasan El-Marakeshi më 1299.

85
Automobili i parë u konstruktua nga Karl Benz më 1885

86
Gazetën e parë në botë e ka botuar Jul Cezari dhe titullohej “Actra Diurina”. Ajo nuk shitej por vetëm shpërndahej në vendet publike .

87
Nervi optik i syrit përbëhet prej 500 mijë fijesh të cilat nëse renditen njëra pas tjetrës do të arrijnë gjatësinë 60 kilometra.

88
Në mjedisin e hapur kur nuk fryjnë erërat, zëri i njeriut mund të dëgjohet 200 metra larg.

89
Dielli mund të nxërë brenda tij një milion Toka.

90
Vëllezërit Orvil dhe Virbur Urajt, më 17 dhjetor të vitit 1903 të parën bënë fluturimin me aeroplan motorik në Kiti Hejk të SHBA-ve.

91
Vendasit nga ujdhesa Bolia në Indonezi gjatë lëvrimit të arës ia qesin rreth qafës kaut thesin e mbushur me gurë të rëndë në mënyrë që t'ia ndalojnë shpejtësinë gjatë lëvrimit

92
Gratë e fisit Bambara të cilët jetojnë në Senegal, tërë trupin e lyejnë me baltë të kuqe.

93
Skandinavët dikur kanë prodhuar litarë shumë të fortë duke shfrytëzuar rrënjët e drunjtëve sidomos të pishës

shikimi i televizionit aq shumë i lodh sytë sa që 1 orë e shikimit të televizionit është e barabartë me 8 orë lexim.

... qysh më 1970 rruga e kaluar e të gjitha automjeteve në SHBA ishte 12.000 herë më shumë së largësia e tokës nga dielli.

... “advestitori” në Romën e vjetër ishte besniku i veçantë detyra e të cilit ishte që ta përcillte zotërinë e tij në shtëpi, në rastet kur ky i fundit ishte i dehur.

... gjatë ciklit 24-orësh njeriu nuk është i gjatësisë së njëjtë. Gjatë natës është pak më i madh së gjatë ditës, sepse trupi në atë kohë është më i lëshuar (relaksuar).

... në kohët e lashta është besuar se roli i frymëmarrjes ishte që ta freskonte zemrën, e cila kishte temperaturë të pandryshueshme.

.. Neroni si zmadhues (llupë) ka përdorur unazën e madhe nga guri i çmuar.

... mbreti i Anglisë Henry VIII e ka pëlqyer shumë një lojë të ngjashme me tenisin. Nga njerëzit e vet kërkonte të luante në mënyrë korrekte. Ndërkaq lojtarët të cilët nuk luanin sipas rregullave i dënonte ashpër. Dënimi më i vogël ishte prerja e dorës së djathtë kështu që lojtari kurrë më nuk do të mund të luante.

... Aleksandri i Madh kishte vdekur papritur në Babiloni në moshën 33-vjeçare. Trupi i tij është bartur në Memphis më karrocë të madhe të cilën e kanë tërhequr 64 mushka. Rruga që u përshkua ishte afro 1.500 km nëpër shkretëtirë dhe ende nuk dihet saktësisht se ku gjendet varri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Red-Dragon
b00mb3r
b00mb3r
avatar

Numri i postimeve : 139
Join date : 25/04/2009
Location : C:/

MesazhTitulli: Re: A e dini se........   Tue Apr 28, 2009 10:35 pm

Dueli me i gjat ne boks.


Dueli me i gjat ne boks eshte zhvilluar ndermjet Endi Bovenit dhe Xhek Boskes nga Nju Orleandi (SHBA) naten e vitit te Ri 1893 . Dueli kishte 110 runda ,nderkaq ka zgjatur 7 ore e 19 minuta .dueli eshte shpallur pa fitues meqë qe te dy boksieret e humben vetdijen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: A e dini se........   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A e dini se........
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
(((...Www.HkT-CreW.Team-Talk.NeT...))) :: Kuriozitete-
Kërce tek: